Ne veri te Shqiperise nje kishe nga Shkodra ka deshire qe te ndihmoje njerezit ne nevoje. Me ndihmen e oragnizatave partnere, vullnetareve dhe mbeshtetjes nga jashte, fondacioni ka fuqine qe te mberrije tek njerezit qe jane vetem, te varfer dhe / ose pa pune. Inicialet F.I.SH jane nje shkurtim per “Fondacioni Illyricum Shkoder”.

Histori
Fondacioni Illyricum u themelua ne 13 Tetor 2008 nga nje cift (Klodi & Alketa Lumci) nga Shqiperia te cilet filluan nje kishe. Vizioni i tyre ishte (dhe eshte) jo te ishin vetem nje kishe ne nje ndertese dhe me sherbesa te lezetshme, por te ishin nje kishe ‘ne rruge’ qe te ndihmonin dhe sherbenin njerezve ne nevoje. Pergjate viteve fondacioni dhe vullnetaret e tij kane ndihmuar mijera njerez me ndihma te ndryshme.

Ndihme ne rast urgjence
Ne fillim te vitit 2011 fondacioni kishe nje sfide te madhe si rezultat i nje situate urgjente nga permbtytjet ne qytetin e Shkodres dhe ne komunen Bushat. U ndane kamione me ndihma per njerezit ne nevoje. Gjithashtu vullnetaret nga fondacioni ndihmuan ushtrine kombetare dhe Italiane per te arritur tek njerezit qe ishin duke vuajtur nga permbytjet.

Misioni
Fondacioni Illyricum Shkoder eshte nje fondacion / kishe qe operon dhe praktikisht. Pasi mori me qera nje shtepi dhe e perdori si nje ndertese per kishen ku u organizuan aktivitetet dhe ndihmat jane te magazinuara. Ne besojme qe Bibla eshte fjala e Perendise dhe qe Ai po therret gjithesecilin qe te kujdeset per njerezit e tjere perreth tyre. Kuptimi i ‘dhembshurise’ permendet me shume se dy mije here ne Bibel. Jezusi vete the: (Mateu 25:35,36)

Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët, isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë”.

Ai u kujtdes per njerezit qe ishin debuar nga shoqeria. Ai i deshi ato me shume. Keto fjale nga Bibla na frymezojne ne qe te bejme punen tone ne veri te Shqiperise, te ndihmojme tjeret dhe te ndajme dashurine e Zotit.
Vizioni:
Ne te ardhmen (dhe tani) ne shpresojme dhe lutemi qe Zoti te na bekoje ne qe te jemi bekim per shume te tjere. Ne do jemi hallka lidhese mes njerezve te cilet kane deshire te ndihmojne me kohe, lutje, materiale apo lek. Ne shpresojme te ndihmojme shume e me shume dhe endrra jone eshte te kemi ndertesen tone, te jete qendra e aktiviteteve dhe ungjillizim.

Projekte
Fondacioni Illyricum ka target grupe te ndryshme dhe projekte te ndryshme. Shiko >>>